Putin nuk përgëzon Biden për fitoren si president i SHBA

Duket se zgjedhjet presidenciale në SHBA, kanë qënë një kaos për disa prej liderave në shumë shtete.

Mes tyre është edhe Vladimir Putin, presidenti i Rusisë.

Ai heziton ta përgëzojë Joe Biden për fitoren e tij si President i SHBA-ve, pasi sipas tij ka ende ‘procese ligjore’ të papërfunduara.

“Vendi do të njohë një president të ri të SHBA vetëm në  purfundimin e rezultateve zyrtare“, tha Putin.

As Presidenti Putin, as Presidenti i Kinës Xi Jinping nuk kanë komentuar dhe uruar publikisht për fitoren e Biden mbi Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Në të kundërt, të dy udhëheqësit botërorë e uruan Trump në ditën e fitores së tij në zgjedhjet 2016.

Putin shtoi për Trump: “Ne besojmë se gjëja e saktë për të bërë është të presësh.

Ndërkohë Kina tha se rezultati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA do të përcaktohet sipas ligjeve amerikane.’/Mi.H/Fjala.al