Ambasadorja e Francës flet për integrimin e Shqipërisë: Kemi një lajm të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Elisabeth Barsacq nga qyteti i Elbasanit ka folur për rrugën e integrimit Evropian të Shqipërisë në BE, duke theksuar se nuk ka hapa prapa, por përmendi kushtet e vendosura, të cilat tha se duhen plotësuar.

Prerazi ajo ka deklaruar se hapja e negociatave nuk varet nga Franca por nga Shqipëria dhe se sa ajo bën para në kushtet që i janë vendosur.

Tani jemi në një etapë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh se në mars të këtij viti KE vendosi që negociatat me Shqipërinë do të hapen dhe ajo që po bëjmë tani është po negociojmë si do negociohet në të ardhmen. Por nuk ka hapa prapa, ne jemi gjithmonë të mendimit që ne duam të hapim negociatat.

Siç e dini mirë ka kushte për të plotësuar, siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe kushte që janë vënë e s’doja ti përmendja me radhë. E kjo nuk varet as nga Franca, apo Polonia, por varet e gjitha nga Shqipëria.

Sa i përket marrëdhënieve dy palëshe të Shqipërisë me Francën, kemi një lajm shumë të mirë, atë të ardhjes në Shqipëri të agjencisë franceze të Zhvillimit që do financojë projekte e bashkëpunime me qeverinë shqiptare. Mendoj se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që një ditë të jetë anëtare e BE”, tha ambasadorja.

Më tej ajo shtoi se, “Të gjitha këto i bëjmë së bashku me vende të tjera të BE, sepse duhet ta dini se Be është partneri nr 1 i Shqipërisë sa i përket ndihmës publike. BE është partneri nr 1 i Shqipërisë para çdo partneriteti tjetër. Kjo është krejt normale sepse Shqipëria është një vend europian”./Bkl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Barcelona tundohet nga oferta: 150 mln euro për yllin e sulmit!

Lajm i befasishëm në merkaton e verës! Sipas mediave spanjolle, Manchester United ka trokitur në dyert e Barcelonës duke...

“Flamur Noka dhe Albana Vokshi, sherr mes njëri-tjetrit”

Ditën e sotme ka nisur procesi i rinumërimit të kutive, një proces që vjen pas disa ankimimeve maratonë që përfundoi në vendimin për hapjen...

Konflikti Izrael-Iran/ Rritet çmimi i naftës në botë, por më e keqja ende nuk ka ardhur

Çmimet e naftës u rritën të martën ndërsa tregu i energjisë mbetet në gatishmëri të lartë për ndërprerje të mundshme të furnizimit të shkaktuara...

Politika e SPAK-ut, të qëndrojë larg politikës!

Nga Sebi Alla Në analizën që i bën Shqipërisë, një raport i Komisionit Evropian veçon si arritje relativisht të mirë punën që bëhet në Prokurorinë...

Verifikohen kutitë e Gramshit dhe Peqinit, PD: U cenua procesi

Partia Demokratike nisi grumbullimin e provave të martën për të vërtetuar atë që e ka cilësuar “farsë zgjedhore”. Në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” u...

Lajme të tjera

Web TV