Buxheti 2021 për ministrinë e Drejtësisë, Gjonaj: Ka pësuar rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjona në komisionin Ekonomisë ka deklaruar se buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në total i parashikuar si për aparatin e MD dhe për institucionet e varësisë për vitin 2021 është planifikuar në shifrën 11 miliardë e 273 milionë e 700 mijë lekë.

Ky buxhet ka pësuar një rritje me 427 milionë ë e 300 mijë lekë ose 3.94 % më shumë kundrejt buxhetit të vitit 2020.

Për sa i përket Ministrisë së Drejtësisë buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në total i parashikuar si për aparatin e MD dhe për institucionet e varësisë për vitin 2021 është planifikuar në shifrën 11 miliardë e 273 milionë ë e 700 mijë lekë.

Ky buxhet ka pësuar një rritje me 427 milionë e 300 mijë lekë ose 3.94 % më shumë kundrejt buxhetit të vitit 2020. Kjo rritje është parashikuar kryesisht për shpenzime korrente (pjesa më e madhe për paga, sigurime, mallra dhe sigurime, transferta etj.

Për herë të parë Ndihma Juridike Online 2020 me mbështetjen e Soros në vlerën e 14220 dollarëve. Platforma on-line u mundësua si një platformë online e dedikuar shërbimeve ligjore falas si dhe vendosja në dispozicion i numrit të gjelbër 08001010 ku janë trajtuar deri më tani 1021 raste të ndihmës juridike.

Mbështetja e hapjes së qendrave të ndihmës juridike parësore falas në 7 qytete dhe projeksioni për hapjen në disa qytete të tjera nga UNDP me vlerën e 100 mijë Eurove i solli 0 lekë shpenzime buxhetit të shtetit dhe asnjë detyrim për vitin 2021.

Për herë të parë mundësohet në këtë vit falë një qendre trajnimi të ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për të gjithë stafin, ku më pas ky model do të ndiqet në cdo IEVP. Ndërtimi i kësaj qendre dhe rikonstruksioni i DPB arrin vlerën e 42 milionë lekëve.

U përfundua sistemi upgrade për gjenerimin on line të gjendjes gjyqësore duke realizuar gjatë këtij viti 69549 kërkesa online, duke ndikuar drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve në vlerën prej 31.3 milion lekë.

Për herë të parë kemi trajtimin dinjitoz i punonjësve të policisë së burgjeve me pajisjen e tyre me uniforma ku u akorduan 33 milionë lekë për pajisjen e tyre dhe vijon puna duke paraqitur parashikimin për këtë vit kërkesën shtesë për UNIFORMAT. në vlerën 190 milionë lekë.

Kemi rritur pagat me 7% te punonjësve të policisë së burgjeve dheështë projektuar rritja për vitin 2021 e në vijim.

Kemi rialokuar fondet për realizimin e projektit të Pojskës, qendra për vuajtjen e dënimit të të moshuarve i cili do të bëhet funksional në shtator 2021“, tha Gjonaj.

Të fundit

Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025,...

Si u kapën trafikantët shqiptarë me 40 milionë euro fitim nga trafikimi i drogës

Në një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit nga Belgjika,...

Skenë si në filma!/ SHBA, përpiqet t’i shpëtojë policisë, hajduti hidhet në ujë por…

Momente dramatike u zhvilluan gjatë ndjekjes së një të dyshuari për vjedhje makinash në Queens, që përfundoi në mënyrë të pazakontë — me një...

Fenomeni i çuditshëm në Kinë/ Të rinjtë paguajnë që të shtiren sikur punojnë

Në Kinë po rritet një trend i pazakontë mes të rinjve të papunë: ata paguajnë kompani që t’u japin mundësinë të shtiren sikur punojnë...

Gardhi i Gani Strazimirit apo Gardhi i Kengo Kuma?

Auron Tare Në një video promocionale AADF në bashkëpunim me Ekipin e Komunales së Gjirokastrës, po promovojnë restaurimin e Gardhit rrethues të Qytetit Antik të Butrintit. Restaurimi i...

Lajme të tjera

Web TV