Manastirliu: Ja ku duhet të merrni leje për të dalë gjatë natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për vendosjen e orarit që kufizon lëvizjen e qytetarëve.

Duke iu referuar kritikave për orarin, Manastirliu tha se orët e mbrëmjes frekuentohen kryesisht nga të rinjtë dhe bëhen burim i përhapjes së koronavirusit.

Ajo tha se për ata që do duan të lëvizin natën, do pajisen me leje përmes portalit E-Albania.

Është prezantuar një analizë aktuale, jo vetëm e incidencës dy javore por edhe të analizës dhe rasteve të infektuara dhe pacientëve në kujdes intensiv dhe atyre indikatorëve që vlerësojnë situatën ekonomike.

Ekspertët kanë vendosur të përshkallëzojnë masat që janë të një niveli mesatar. Qytetarët presim më shumë informacion dhe çfarë do të bëhet më vonë. A do të kemi kufizime dhe çfarë do të ndodhë nesër.

Kjo është një situatë e një pandemie që na ka ballafaquar me shumë pikëpyetje. E rëndësishme mbetet zbatimi i rregullave dhe masave të vendosura nga autoritete shëndetësore. Masat që u komunikuan dje do të saktësohet sot nga unë. Masat do të hyjnë në fuqi nga ora 22:00 e të nesërmes.

Në sqarim të qytetarëve që pyesin dhe ka edhe nga ata që priren të bëjnë humor me virusin sepse pa dyshim që pyetja që sot ngrihet është nëse virusi del natën. Po këto pyetje mund të jenë të bukura për të buzëqeshur në një moment por pastaj kthehemi me këmbë në tokë.

Mjekët që ju shihni në spitale janë hallka e fundit pritëse. Një prej këtyre grupeve janë ekspertët e shëndetit publik. Grupmosha që ka pësuar rritje të infektimeve është 40-45 vjeç. Ulet vigjilenca dhe maska nuk mbahet në ambiente nuk konsumohet duke shkelur rregullat. Më pas e përhapin në shtëpi dhe ja dërgojnë edhe atyre që nuk kanë imunitet për ta përballuar.

Zbatueshmëria e rregullave nuk ka qenë 100%. Kjo ndodh kudo. As në Shqipëri dhe as në një vend të botës nuk është luksi për të pasur pas çdo personi nga një polic. Ka vend të tjera që kur vala e dytë e epidemisë ka përparuar më shpejt i kanë marrë ato masa gradualisht. Sot kam firmosur urdhrat që do të jenë në fuqi nga nesër.

Do të ketë kufizim nga ora 22:00 deri në orën 06:00 deri në datën 2 dhjetor. Bëhet përjashtim për motive pune dhe mjekësore. Ata do të pajisen me autorizim përmes portalit E-Albania. Personeli përjashtohet duke pasur me vete mjetin e identifikimit.

Do mbyllen baret dhe restorantet në të gjithë vendin në të të njëjtin orar deri në datë 2 dhjetor. Një vendim tjetër që do merret nga këshilli i ministrave është administrata që do të punojë online. Do të ketë një rakordim për punën online duke zbatuar edhe detyrat dhe përgjegjësitë që ka çdo punonjës”, tha ministrja.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV