Plani i NBA-së për sezonin e ri, nis në dhjetor, përmbyllet para Olimpiadës së Tokios

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi administroi me sukses rikthimin në fushë të kampionatit më të famshëm të basketbollit në botës, pas epidemisë së Covid-19, Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, po mendon që tani për sezonin e ri, atë 2020-2021.

Për momentin nuk ka asnjë datë zyrtare se kur do të nisë kampionati, teksa synohet fundi i dhjetorit ose fillimi i janarit. Sipas mediave amerikane, objektivi i Adam Silverit për të luajtur ndeshjet e para të sezonit të ri është data 22 dhjetor 2020.

Kjo nisje e kampionatit në dhjetor të këtij viti bëhet për arsyen që ai të përfundojë para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios, të shtyra për vitin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, yjet e NBA-së mund të shkojnë në Olimpiadë.

Ky skenar parashikon një kampionat me 72 ndeshje në sezonin e rregullt, minimumi për t’u garantuar skuadrave kontrata televizive. Gjithashtu, duke qenë se “All Star Game 2021” është në dyshim për shkak të virusit korona, mendohet që në shkurt ekipet të bëjnë një pushim 2-javor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gripi, në Itali mbi 16 milionë raste: Kurrë më parë kaq shumë

Gjatë gjithë sezonit 2024-2025, gripi i ka goditur italianët si kurrë më parë. Rastet e vlerësuara të sëmundjes së...

“LaCivita si ai korçari te Gjeneral Gramafoni”, Rama nga Korça: Saliu ka rrjedhur

Kryesocialisti Edi Rama ironizoi nga Korça edhe konsulentin zgjedhor të PD-ADSHM dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, duke thënë se...

Kandidatja intimidohet nga persona me armë në brez, Adriatik Lapaj: Policia të veprojë!

Kryetari i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka denoncuar një ngjarje në qytetin e Durrësit. Sipas tij, një kandidate e këtij koalicioni është ndalur...

Dy persona në kërkim, kanosën me armë familjarët e kandidates së PS-së në Lezhë

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë familjarët...

Mediat greke mbrojnë Fredi Belerin: Eurodeputeti do që të rishikohet dënimi me burg

“Në një përpjekje për të ndrequr padrejtësinë që pësova, duke u burgosur për 16 muaj dhe duke më hequr mundësinë për të marrë detyrën...

Lajme të tjera

Web TV