Rokadë në Kadastrën e Shkodrës. Pak muaj nga zgjedhjet, socialistët kanë firmosur ndryshimin në rang drejtorësh në këtë institucion.
Burime bëjnë me dije se është larguar nga ky post Ilir Dibra. Ndërkohë në vend të tij është emëruar Genc Berhami. Ky i fundit para dy vitesh ka qenë drejtor i Hipotekës në këtë qytet.
Një vit më parë në Shkodër pati shumë lëvizje në rang drejtorësh pasi një pjesë e madhe e tyre dhanë dorëheqjen.
Disa ditë më parë, drejtuesi i qarkut Politik të PS-së, Ilir Beqaj pati zhvilluar një mbledhje me drejtorët e qarkut të Shkodrës.
Problemet për emërimet në këtë qytet kanë qenë shpeshherë problematike e kjo vjen nga përplasjet e shumta që kanë ndodhur në këtë qark, ku edhe prefekti u emërua me shumë vonesë./Bl.Ba/Fjala.al