Luftëtari humbet përfundimisht sezonin dhe zbret në Kategorinë e Dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Disiplinës përjashton zyrtarisht 2 skuadra, Skënderbeu e humbet ndeshjen në tavolinë. Kështu, Disiplina e ka përjashton skuadrën gjirokastrite dhe klubin e Spartakut nga aktivitetet futbollistike këtë sezon. Në vendimin e së martës të organit juridik të FSHF-së, klubi i Luftëtarit është dënuar me përjashtim nga Kategoria e Parë dhe zbritje në një nivel më poshtë.

Fatin e gjirokastritëve e ka pësuar dhe klubi i Kategorisë së Dytë, Spartaku, i cili është përjashtuar nga garat dhe zbret në Kategorinë e Tretë. Të dy klubet nuk janë paraqitur në ndeshjet e para të këtij sezoni. Nga ana tjetër, Disiplina paralajmëron klubin e Besës se do të marrë masa penalizuese në rast se nuk përmbush përgjegjësitë për organizimin e ndeshjes.

Për të njëjtën çështje është penalizuar dhe ekipi i femrave të Skënderbeut duke humbur takimin e fundit me Apoloninë 0-3 në tavolinë.

Ja të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 10.11.2020

Lojtari i KF Erzeni, Xhino Ngjela për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FC Besa, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë kundër KF Turbina, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/d/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, përjashtohet nga aktiviteti për sezonin futbollistik 20/21 duke u zbritur një kategori më poshtë.

Lojtari i FK Skrapari, Skedi Shabani për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lexo edhe :  Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Skënderbeu Femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen kundër Apolonia – Femra në bazë të Neneve 30 dhe 64 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

KF Spartaku, për dështim në pjesëmarrjen në Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë në bazë të nenit të 27 te KDS dhe Nenit 109/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike përjashtohet nga Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë per sezonin 20/21 dhe dënohet me zbritje në një kategori më të ulët.

Të fundit

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014,...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Lajme të tjera

Web TV