Një person i vë flakën vetes poshtë një ure pranë Ministrisë së Jashtme

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur poshtë urës që lidh dy akset rrugore pranë ndërtesës së Ministrisë së Jashtme.

Dyshohet se bëhet fjalë për një endacak i cili i ka vënë flakën vetes.

Sakaq policia ka konfirmuar se personi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

l.m/Fjala.al