“BBC” shkrim të posaçëm për shkarkimin e Emanuel Egbo, nigerianit që shkroi historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkarkimi i Emanuel Egbosë nga detyra e trajnerit të Tiranës ka marrë edhe vëmendjen e rrjetit prestigjioz britanik, BBC, që, në seksion e vet të Afrikës, i ka kushtuar një shkrim të posaçëm ish-portierit të përfaqësueses nigeriane.

Duke kujtuar se ai ishte i pari trajner afrikan që e shpalli një skuadër “kampion” dhe e çoi atë në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve, shkrimi veçon faktin se Egboja u shkarkua pas vetëm 4 ndeshjesh në këtë fillimsezoni, ndërsa i referohet edhe komunikatës për shtyp të klubit të Tiranës, që shpjegonte se vendimi për shkarkim erdhi “pas rezultateteve të dobëta në ndeshjet e fundit.

I cituar nga BBC-ja, trajneri nigerian i bardhebluve ka zgjedhur të mbetet mirënjohës pavarësisht shkarkimit.

“Nuk kam asnjë keqardhje apo zhgënjim, sepse kam dhënë maksimumin, ashtu siç ka bërë edhe skuadra dhe i jam mirënjohës Zotit për atë që kemi arritur së bashku, – ka deklaruar 47-vjeçari, duke folur për median në fjalë.

Duke falenderuar tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe të pandërprerë, por edhe futbollistët, veçanërisht për sezonin e shkuar, ku Tirana u shpall “kampione”, ish-trajneri i Tiranës nuk ka ngurruar të shënjestrojë tërthorazi, edhe drejtuesit e klubit, teksa thotë: “Unë e di që është e pamundur të fshish historinë që ne kemi krijuar.”

“Për mua, si nigerian, si afrikan, të fitoja një titull në Evropë, e për më tepër, duke e çuar skuadrën drejt pjesëmarrjes në dy veprimtaritë madhore kontinentale, e gjitha kjo nuk mund të fshihet. Unë e di që kam përpara ditë edhe më të mëdha. Më mirë, ngandonjëherë nuk mjafton dhe besoj që më e mira ende nuk ka ardhur për mua”, – thotë ndër të tjera Emanuel Egbo, ndërsa shkrimi i rrjetit prestigjioz britanik, BBC, sjell edhe një historik të karrierës dhe arritjeve të tij si lojtar dhe trajner.

Lexo edhe :  Igli Tare tenton mesfushorin francez, por ka një problem: paga e lartë

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV