Ish-kryeministri i Kroacisë dënohet me tetë vjet heqje lirie për korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata kroate ka dënuar ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader, me tetë vjet burgim, sepse u shpall fajtor për krijimin e fondeve për partinë e tij konservatore HDZ.

Ai siguroi të ardhura, duke marrë para nga kompanitë publike përmes një agjencie të marketingut.

Sanader ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për korrupsion dhe pritet që ta apelojë këtë vendim të gjykatës.

Ky ishte një rigjykim i një çështjeje të mëparshme, ku Sanader u dënuar me nëntë vite burgim më 2013, por vendimi u anulua nga Gjykata Supreme.

Sanader, 67 vjeç, ka qenë kryeministër i Kroacisë më 2003 deri më 2009, kur dhe u largua nga ky post pa dhënë asnjë shpjegim.

Gjykatësi tha se Sanader kishte organizuar një grup të njerëzve për të kryer aktivitete kriminale dhe për të mbuluar marrëveshjet joligjore financiare, ka raportuar media shtetërore kroate.

Partia e tij, HDZ, që aktualisht është në pushtet, është gjobitur me afro 550,000 dollarë dhe është urdhëruar nga gjykata që të kthejë 2,1 milionë dollarë fonde, të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Sanader po vuan një dënim tjetër, pasi më 2008 u dënuar për ryshfet, sepse ndërmjetësoi që një ndërtesë që i përkiste një anëtari të partisë së tij, t’i shitej një ministrie, me çmim më të lartë se çmimi i tregut./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Lajme të tjera

Web TV