Ministri i Jashtëm italian telefonon Ramën, zbulohet biseda

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Di Maio dhe Rama diskutuan për luftën kundër Covid-19 dhe bashkëpunimin dypalësh, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin në kuadrin e kryesisë shqiptare të OSBE-së.

Po gjatë ditës së sotme, Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në qendër të bisedës, ka qenë integrimi dhe ekonomia, investimet në Ballkanin Perëndimor.

l.m/Fjala.al