Ndërron jetë bilbili i këngës popullore Sali Brari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga bilbilat e këngës popullore shqiptare, Sali Brari, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e bën të ditur Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, që me anë të një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të artistit të ndjerë.

Lamtumirë – Bilbilit të këngës popullore Sali Brari.

Shtegtoi edhe një bilbil….

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të artistit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, këngëtari me vokalin e veçantë, artisti me aftësi të rralla, Sali Brari.

Sali Brari u lind në Tiranë më 18 maj të vitit 1935. Që në shkollën fillore u shpërfaq talenti i tij me zërin e ëmbël e të ngrohtë, duke u aktivizuar në aktivitetet muzikore të asaj periudhe. Në vitin 1956, Sali Brari u emërua këngëtar pranë Estradës së Shtetit. Me krijimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në vitin 1957, ai iu bashkua kësaj trupe, derisa sa doli në pension. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu edhe Liceun Artistik pranë degës e kantos.

Në repertorin e Sali Brarit gjejmë një larmi këngësh popullore, këngë të përpunuara, këngë popullore të krijuara nga kompozitorët tanë, deri tek interpretimi prej tij në operetën “Vjeshtë e artë” e kompozitorit Tish Daija si dhe opera “Skënderbeu”.

Sali Brari shndriti në çdo shesh e në çdo skenë të vendit. Po aq i suksesshëm ishte edhe në turnetë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Europë, Azi e Afrikë, duke i mahnitur të huajt me fuqinë interpretative dhe zërin aq të veçantë e melodioz. Për aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e interpretimit të muzikës popullore, Kuvendi Popullor e ka vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të I-rë.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TKOBAP i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të artistit Sali Brari.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin e TKOBAP

Të fundit

Anti-europianizmi absurd i “këshilltarëve mizerabël”

Nga Ylli Pata Edi Rama, me moton e fortë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk ka futur në...

Berisha ngjitet në podium me lot në sy: Sot jam më i emocionuar se kurrë

Mes brohorimave të mijëra të pranishmëve, Sali Berisha u ngjit në podiumin e vendosur për hapjen e fushatës së koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore...

Rama: Me pasaportën europiane, Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa sa Shqipëria

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e grave dhe vajzave, ka theksuar rëndësinë e pasaportës europiane për qytetarët shqiptarë. Ai theksoi se,...

LaCivita dhe diferenca mes seksit me pagesë dhe një raporti normal

Nga Mero Baze Banalizmi i raporteve personale, duke spostuar mentalitetin klanor të Shqipërisë në SHBA, tregon më së miri se nga se vuan shoqëria shqiptare...

“Uragani PD-ASHM ka nisur”/ Blushi në rolin e “falltarit”, parashikon fitoren madhështore

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM dhe njëkohësisht sekretari i PL, Ted Blushi, theksoi se ditën e sotme ka nisur fitorja e opozitës ku...

Lajme të tjera

Web TV