Trump merr goditjen e radhës drejt humbjes/ Gjykata e Miçigan refuzon padinë për parregullsi në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në shtetin Miçigan refuzoi të premten një kërkesë nga mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar çertifikimin e votave dhe emërimin e një audituesi të pavarur në Detroit, ku u votua në masë pro Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Vendimi shënon një hap prapa për Presidentin Trump dhe republikanët që po përpiqen të përmbysnin fitoren e zotit Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke penguar zyrtarët të vërtetojnë rezultatet e zgjedhjeve.

“Do të ishte një ushtrim i pashembullt i aktivizimit gjyqësor nëse kjo gjykatë ndalon procesin e çertifikimit në qarkun Uejn nga ana e bordit të numërimit të votave,” shkruante Timothy Kenny, kryegjyqtar i Qarkut të Tretë Gjyqësor të Miçiganit që përfshin Detroitin.

Në padinë gjyqësore pretendohej për mashtrim dhe parregullsi në votim, të cilat Qarku i Uejnit i ka mohuar.

Gjyqtari i hodhi poshtë pretendimet, duke shkruar: “Interpretimi i ngjarjeve nga paditësi është i pasaktë dhe jo i besueshëm”.

Ai vuri në dukje se akuzat, të tilla si inkurajim nga punonjës të administratës së qytetit që njerëzit tua jepnin votën demokratëve, nuk mbështeteshin në hollësi të tilla si vendi ose koha kur kishin ndodhur ngjarje të tilla.

Gjyqtari tha gjithashtu se një person që kishte paraqitur dëshmi nën betim, kishte postuar në Facebook para zgjedhjeve pretendimin se demokratët po përdornin pandeminë si mbulesë për të mashtruar në zgjedhje. Kjo sipas gjyqtarit e dëmtonte dëshminë dhe besueshmërinë e personit në fjalë.

Të mërkurën, ekipi i Presidentit Trump ngriti një padi të ngjashme në Gjykatën e Qarkut Perëndimor të Miçiganit. Fushata dhe republikanët kanë ngritur gjithashtu padi në shtetet Xhorxhia, Pensilvani dhe Uiskonsin me synimin për të bllokuar çertifikimin e rezultateve zgjedhore.

Lexo edhe :  SHBA, nënshtetësia bëhet “reality show”? Kush e fiton, merr pasaportën!

Studiuesit e ligjit kanë thënë se proceset gjyqësore që sfidojnë rezultet e zgjedhjeve janë më të efektshme nëse ngrihen në gjykatat e shteteve e jo të qarqeve dhe se vendimi i Gjykatës së Qarkut Uejn mund të minojë përpjekjet e ekipit të zotit Trump në gjykatën federale.

Miçigani pritet t’i çertifikojë rezultatet më 23 nëntor./VOA/

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të...

“PD ia dha vetë fitoren Ramës”, avokti Daci: Babai im dhe fëmija im ende shohin Berishën

Avokati Jordan Daci shprehet se pretendimet e PD-së për ‘tren bullgar’ në zgjedhjet e 11 majit nga PS-ja nuk qëndrojnë dhe madje janë iluzione...

Zija Ismaili, mjeku që firmosi “aksidentin” e Kosta Trebickës, sot deputet i Berishës

Në legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka futur në Kuvend Zija Ismailin, mjeku që firmosi ekspertizën mjeko-ligjore...

Mero Baze: Apartamenti i Veliajt sot ishte mesazh i koduar nga SPAK për britanikët

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka kritikuar në podcastin e tij të fundit mbajtjen në burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pa...

“Artan Lame nuk ka ndërruar jetë!” Avokati Genc Gjokutaj akuzon mediat për lajmin fals

Avokati Genci Gjokutaj para pak minutash ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, me të cilin njofton se Artan Lame nuk ka ndërruar...

Lajme të tjera

Web TV