Qeverisje e çoroditur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive/ Nga Imer Mushkolaj

Numri i të infektuarve me Covid-19 gati ka prekur njëmijëshin brenda 24 orëve, duke u rritur çdo ditë dhe mijëra qytetarë kanë mbetur pa të ardhura në një krizë të thellë sociale. Por, njësoj po rritet edhe papërgjegjësia e klasës politike, veçanërisht e koalicionit qeverisës. Qeverisja e Avdullah Hotit po çoroditet çdo ditë e më shumë, duke dështuar t’i përgjigjet në mënyrën e duhur krizës ekonomike dhe të pandemisë.

Tash sa muaj, koalicioni që u krijua me një votë të siguruar pas mesnate, po dështon të kalojë një ligj të ashtuquajtur për rimëkëmbje ekonomike. Tash sa muaj koalicioni që u votua edhe nga një deputet i dënuar me burg po dështon të dëshmojë në praktikë se është në gjendje të marrë vendime të rëndësishme për jetën e qytetarëve, ashtu siç ishte premtuar.

Tash sa muaj koalicioni qeveritar po dëshmon se është kot, teksa nuk e ka fuqinë as të një shumice të thjeshtë parlamentare për të funksionuar qysh duhet. Tash sa muaj koalicioni qeverisës krekoset se do të bëjë gjëra të mira për qytetarët, por ato nuk shihen askund. Nuk shihen, sepse qëllimi që nga krijimi i tij nuk ka qenë i sinqertë, është krijuar me ndërskamca politike e me inat, për të akomoduar interesa të individëve të caktuar. Është krijuar me premtime se nuk do të veprojë si ai i mëparshmi, por është zhytur thellë në mospërmbushjen e premtimeve të veta.

Çfarë kërkon në pushtet një koalicion që dështon shtatë-tetë herë radhazi të kalojë një ligj rimëkëmbjeje ekonomike, pëderisa shtetet përreth i kanë shpërndarë deri tash nga tri e katër pako ndihme për biznese e qytyetarë? Çfarë kërkon në pushtet një koalicion që nuk i ka as 61 vota? Çfarë kërkon në pushtet një koalicion që nuk arrin të mbledh në sallën e Kuvendit më shumë se 30 deputetë? Koalicione të tilla të çoroditura, qeverisje të tilla të çoroditura nuk i duhen vendit. Aq më pak në një situatë krize të thellë ekonomike e sociale për qytetarët, por edhe në një krizë të thellë morali e kredibiliteti për qeveritarët.

* * *

Ligji për rimëkëmbjen ekonomike ka kaluar në lexim të parë, por nuk është miratuar as ka hyrë në fuqi. Në këtë mënyrë, qindra-mijëra kosovarë kanë mbetur në mëshirë të deputetëve, të cilët nuk po e japin votën e tyre për këtë ligj. Për më tepër, shumica e deputetëve po e bojkotojnë punën në Kuvend, pa e pasur hallin e njerëzve që po heqin të zitë e ullirit për të mbijetuar. Deputetët po e bojkotojnë punën, por jo pagat e majme. Ata janë paguar më shumë se 3000 euro për dy muajt e sesionit vjeshtor, pa e bërë ndonjë punë të hajrit.

Lexo edhe :  Shqiptarët po shkojnë drejt ‘Shqipërisë Etnike’; serbët, grekët dhe maqedonasit në alarm!

Për 120 deputetët e Kuvendit, brenda dy muajsh janë paguar më shumë se 370 mijë euro, përderisa qytetarët presin që t’iu paguhet si ndihmë nga shteti shuma që një deputet merr vetëm për pjesëmarrje në seancë plenare dhe në mbledhje të komisioneve. Ndërkohë, gjatë këtij viti janë paguar 22 milionë euro më shumë paga në sektorin publik, krahasuar me vitin 2029. Nuk janë ulur shpenzimet për dreka, e as pagat për njerëzit që kanë populluar qeverinë, ministritë, ndër të cilat ka edhe aso me pesë e gjashtë zëvendësministra. Për më tepër, Ministria e Financave ka vendosur që zyrtarëve shtetërorë t’iu ndahen mëditje për udhëtime zyrtare dhe punëtori që organzohen edhe brenda Kosovës.

Pra, një vendim i tillë merret në kohën kur mijëra punëtorë të sektorit privat kanë mbetur pa punë dhe mijëra të tjerë rrezikojnë të mbeten edhe pa paga. Nëse dëgjon arsyetimet e qeveritarëve se çfarë kanë bërë deri tash, ata do të thonë se “i kanë ndreqë punët me Amerikën” dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, ndërkohë që në Kosovë gjithçka ka stagnuar – me përjashtim të pagave të majme dhe benefiteve të tjera të qeveritarëve, punësimeve partiake nëpër borde ndërmarrjesh publike e agjenci të pavarura dhe tenderëve milionësh për ministra e këshilltarë ministrash.

Dhe, po, arsyetimi i dytë i tyre është “modestia e Avdullah Hotit”, thuajse në peshore do të vihet sa kush është modest në paraqitje për publikun, e jo sa kush ka marrë vendime të drejta e në favor të qytetarëve. Në një situatë të tillë, zgjidhja më e drejtë është caktimi i datës për zgjedhje të reja. Por, një gjë e tillë konsiderohet si vetëvrasje politike për partitë që u organizuan dhe bënë çmos ta rrëzojnë koalicionin paraprak. Deri atëherë, koalicioni me qeverisjen e çoroditur do të vazhdojë t’i dëmtojë qytetarët, duke marrë vendime të dëmshme ose duke mos vepruar fare.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV