Ndalim i Kaç Islamit, Berisha kërcenon Ramën: O kufomë politike ai po bënte joga pa maskë, është personalitet i njohur dhe profesor doktor. Do ta marrësh përgjigjen personale shum shpejt

Sali Berisha ka reaguar lidhur me shoqërimin e ish deputetit Kastriot Islami në polici pasi u ndalua për mosvendosjen e maskës dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Ish kryeministri shprehet se Islami po kryente joga dhe ndaj nuk kishte vendosur barierën mbrojtëse.

“Ndalimi i Prof Dr Kastriot Islamit nga xhahili skizoid i Surrelit, nje akt i shemtuar dhe kriminal.

Miq, dje Edvin Hajduti, xhahili skizoid i Surrelit urdheroi narkobandite me uniforme te ndalojne dhe shoqerojne forcerisht ne narkokomisariat personalitetin e njohur te politikes se vendit, opozitarin e vendosur te rregjimit te kakistokracise te Edvin Kristaq Kolekes, ish deputetin Kastriot Islami sepse ai po bente joging pa maske tek Parku Kombetar i Liqenit Artificial te Tiranes.

Ndalimi i zotit Islami me urdher te Xhahilit te Surrelit eshte nje akt i tij banditesk dhe hakmarrje e tij primitive politike kurse maska eshte thjeshte preteksti i ketij akti te shemtuar.

Duke i shprehur solidaritetin tim te plote zotit Kastriot Islami, denoj me ashpersine me te madhe aktin e turpshem prej birboje te vertet te Edvin Hajdutit ndaj zotit Islami dhe e garantoj kufomen politike se shume shpejt do te marre pergjigjen e merituar personale per veprimin e tij kriminal. sb”, shkruan Sali Berisha.