“Mbaje mend, do të vijë radha”, cilin kryebashkiak paralajmëron Sali Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, se do t’o vijë kohë për t’u hetuar.

Në një takim me mbështetësit në Lezhë Berisha tha se Ndreu mandatin e ka mbi krimin dhe se ka shpërndarë para nëpër fshatra një natë para votimit.

“Nuk ka më të lig se ky Pjerin që keni këtu, por Edi Rama është shumë herë më i lig. Ky do ikë se qëndron mbi krimin, por Edi Rama është më e keqja që ka pasur ky vend që nga koha e Enver Hoxhës gjer më sot. Ndaj dhe ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren përfundimtare mbi të.

Meqë jam këtu, i them këtij Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin. E ke mbi bandat që i ke shpërndarë natën e para votimit nëpër fshatra e zona. E kemi të filmuar, të dokumentuar të gjitha. I kemi ata vrasës që sulmonin Salvator Kaçin me porosi të Edi Ramës.

I ke mbi licencat që ke dhënë për parcelat e drogës dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë dhe vota në krim. Dhe do të vijë radha. Pjerin do të vijë radha, mbaje mend këtë që do të them. Se edhe ai këtu është një Edi Ramë në miniaturë. Por Edi Rama, pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, por për të zezat që i bën këtij vendi”, tha Berisha./E.T

 

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV