Rama krahason situatën e spitaleve me Europën: Pse opozitat s’janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes?

Kryeministri Edi Rama ka krahasuar situatën e pandemisë në spitalet e Evropës, me atë të Shqipërisë duke akuzuar opozitën se po përhap panik.

Përmes një videoje, ku paraqitet situata e rëndë në spitalet e vendeve të Evropës, ai ka krahasuar edhe sjelljen e opozitave në këto vende me opozitën në Shqipëri.

“Pse opozitat në këto vende nuk janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes?

Sepse opozitat janë frymëmarrje për shoqërinë, jo helm për njerëzit; janë dritare shprese, jo puseta dëshpërimi; janë marrje përgjegjësie, jo shfaqje papërgjegjshmërie!

Opozitat janë frymë kritike, jo gërrhima katastrofike dhe një opozitë si kjo e MoniLulikeSaliut, që sillet si një çetë KÇK-je edhe kur populli gjendet nën sulmin e një virusi vdekjeprurës, është turpi i kujtdo që e mbështet“, shkruan Rama.


Pa.Va/Fjala.al