Kreu i UEFA-s e kritikon ashpër idenë, Çeferin: Nuk kam kohë për Superligën Evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i UEFA-s e kritikon ashpër idenë e hedhur për një turne tjetër kontinental. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, e ka kritikuar ashpër idenë e Superligës Evropiane dhe atyre që janë duke u përpjekur ta bëjnë realitet këtë gjë.

“Kësi lloj gjërash ka pasur edhe më herët në futbollin evropian, por tani në mes të kësaj epidemie të virusit korona nuk kam kohë të merrem me këto gjëra”, – ka thënë fillimisht kreu i organizmit që qeveris futbollin evropian.

Për mua Superliga Evropiane është jashtë pyetjeve”, – shtoi ai. Çeferin nuk ka ngurruar të drejtojë edhe gishtin drejt atyre që kanë hedhur idenë e një turneu tjetër kontinental të klubeve, që do të eklipsonte Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës, por që do të linte jashtë vendet e vogla dhe skuadrat e tyre.

“Është ëndërr e dy apo tre drejtorëve të klubeve të cilëve nuk ju intereson për solidaritetin”, – ka thënë juristi slloven që drejton futbollin evropian.

“Atyre nuk ju intereson asgjë tjetër por vetes së tyre edhe në rast se i dëmtojnë klubet e tyre. Por, nuk besoj që do të arrijnë ta realizojnë atë.

Ideja nuk është serioze, është alarmuese mënyra se si ish-presidenti i Barcelonës e pranoi, por unë besoj që ka qenë më shumë si ide politike se sa serioze.

Prioriteti gjithmonë ka qenë shëndeti, është me e rëndësishme se çdo industri, përfshire edhe futbollin”, – ka përfunduar Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

l.m

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV