Sekuestrohen 191 pistoleta, goditet grupi që trafikonte armë nga Turqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i shtrirë në Turqi-Bullgari dhe Shqipëri, i mbështetur dhe nga Europol ka shkatërruar një grup të trafikut të armëve të zjarrit.

Policia shqiptare ne bashkëpunim me homologet rumunë dhe ata bullgarë ka arrestuar 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë, ndërsa ka sekuestruar 191 pistoleta dhe 3714 karikatorë.

Mësohet se armët e gjetura dhe që janë sekuestruar në Shqipëri variojnë nga çmimet 1000-2500 euro.

Në operacionin e koduar ‘Bosfori’, të udhëhequr nga policia rumune u përfshirë 24 vende evropiane.

Midis datave 2 dhe 11 nëntor operacioni 1-vjeçar ‘Bosfori’ u përmbyll me një aksion të përbashkët ku oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish, bën me dije Europol.

Këto hetime çuan në arrestime dhe konfiskime. Konkretisht, 11 persona janë vënë në pranga, ndërkohë që janë sekuestruar 191 pistoleta dhe një sasi e madhe municioni./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Shkodër/ Muzikë me zë të lartë, lokali gjobitet me 200 mijë lekë

Ankesa e qytetarëve për ndotjen akustike çon drejt ndëshkimit administratorin e një lokali në Shkodër. Burime zyrtare nga policia vendore...

Mbappe “mbret” i Evropës, sulmuesi francez lë pas Lewandowskin dhe Harry Kane

Kylian Mbappe po jeton një sezon madhështor me Real Madridin, duke e kthyer çdo ndeshje në një spektakël golash.  Superylli francez, tashmë në atë që...

Kërcënonte inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari që maskohej si shofer në SPAK

Policia e Tiranës ka ndaluar 23-vjeçarin Romario Ibraliu, i cili prezantohej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte inspektorët e IMT-së që të...

Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Jo vetëm nga shqiptarët... Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104...

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV