Kuvend/ Sot miratohet buxheti 2021, fokusi do jetë përballimi i Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë nen për nen buxhetin për vitin 2021, por me një sërë ndryshimesh pas rritjes së fondeve për disa institucione.

Fokusi i këtij buxheti do të jetë përballimi i pandemisë Covid-19 dhe rrjedhimisht, institucioni që ka përfituar më shumë para është Ministria e Shëndetësisë. Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, buxheti i ministrisë së Shëndetësisë është rritur me 2.2 miliardë lekë, duke shkuar në total 70 miliardë lekë.

Pjesa më e madhe e këtij fondi do të shkojë për rimbursimin e ilaçeve që përdoren për pandeminë. Gjithashtu nga buxheti i vitit të ardhshëm do të përfitojnë dhe naftëtarët e Ballshit, ku vlera totale arrin 560 milion lekë. Ky fond shtesë erdhi si rezultat i marrëveshjes së kryeministrit Rama me punonjësit e rafinerisë të cilët për 12 muaj do të përfitojnë një rrogë prej 40 mijë lekësh në muaj plus dhe siguracione të paguara.

Pritshmëritë për të ardhurat e buxhetit do ta kalojnë vlerën prej 479 miliardë lekësh të përcaktuar fillimisht, dhe me shtesat buxhetore të miratuara të ardhurat mund të arrijnë mbi 483 miliardë lekë.

Seanca e kësaj të hëne do të mbizotërohet nga diskutimet për buxhetin por në axhendë nuk përjashtohen as diskutime te tjera, si interpelanca me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare mbi rezultatet të luftës ndaj trafikut të narkotikëve dhe vrasjeve e grabitjeve.

Gjithashtu do të miratohen dhe disa ndryshime në ligjin për partitë politike i cili duhet te harmonizohet me percaktimet e bera ne kete Kod pas ndryshimeve të miratuara në Kuvend në 23 qershor.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 59, datë 13.11.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Lexo edhe :  Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.11.2020
2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
3. Interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm kërkuar nga grup deputetësh.
4. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, i ndryshuar”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
5. Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2019”.
Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
6. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi) (Nenet 78 dhe 158 të Kushtetutës dhe nenet 55, 75-77, 84 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Relator: Anastas Angjeli Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV