U largua nga “Përputhen”/ Shqipes nuk i del inati, paralajmëron hapur Arjan Konomin

Një ndër ngjarjet që ka marrë vëmendjen e gjerë të publikut tek emisioni “Përputhen” ka qenë largimi i një prej vajzave më aktive, Shqipe Hysenaj.

Kjo e fundit u përjashtua nga produksioni për shkak të gjuhës bullizuese të përdorur dhe shembullit jo të mirë që përcillte.

Vetë Shqipja ka folur për herë të parë për konfliktin dhe vendimin e largimit. Ajo është shprehur se vendimi nuk ka qenë i drejtë, pasi askush nuk ishte “shembull i mirë” në atë emision, ndërkohë që asaj i’u mohua dhe e drejta e një shpjegimi dhe sqarimi për publikun:

 “Të paktën të kishim mundësinë që të shpjegoheshim qetësisht. Unë nuk e pata, mua m’u hoq e drejta. Prezantuesja fliste për të drejtat, po të drejtat e mia ku ishin? Menduan vetëm të më akuzonin.”, ka thënë Shqipja.

Ndër të tjera, ajo ka paralajmëruar një gjyq me opinionisin e emisionit, Arjan Konomin:

“Arjani më ka mbrojtur 1-2 herë dhe për këtë e falenderoj. Shumë persona më kanë bërë pyetjen: “Përse e përmende gjyqin dhe çfarë të ka bërë Arjani?” Nëse ju shkoni te debati me Arjanin, ju do shikoni që aty janë prerë pjesët. Kam dalë vetëm unë duke thënë: “Do shihemi në gjyq”.

Pse? Çfarë ka thënë Arjani më përpara që është prerë dhe kam dalë unë shumë e çmendur aty? Opinionisti sapo më kishte thënë: “Ti je një rrugaçe, nuk merrem me ty, ti je një rrugaçe”. Nëse shihni kur ne kemi mbaruar debatin, unë i them: “Guxoje ta thuash edhe njëherë” dhe ai tha: “A do ta them edhe njëherë? Unë ta them përsëri”, ka thënë Shqipja.

Pa.Va/Fjala.al