Një aksident është shënuar tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Vlorës dhe rrugës Transballkanike mesditën e sotme
Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se automjeti tip “Ford” me targa “AB 717 Fj” është kthyer përmbys, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Mësohet se drejtuesja e automjetit, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur ka shpëtuar me plagë të lehta, pa pasoja për jetën.
Sakaq policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al