Francezi la takim me femrën për seks, i shfaqet 18-vjeçari shqiptar me hanxhar dhe i bën gjëmën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një takim i lënë nëpërmjet një reklame të klasifikuar përfundon si mos më keq për një burrë 55 vjeçar francez.

Burri në moshë dëshironte të kalonte disa momente intime të shtunën që lamë pas, madje duke paguar. Ai kontakton numrin e reklamës së klasifikuar dhe vendos për një takim me zonjën e re në shtëpinë e tij.

Duke dashur të jetë zemërgjerë, ai paguan 200 € paradhënie. Por, nuk kishte kohë të merrte masa kur një burrë me thikë kasapi u shfaq në rezidencën e tij në Lattois, e cila nuk ishte mbyllur.

I riu pretendon se e ka motër vajzën që ka telefonuar dhe dëshiron të marrë hak. Ajo strehohet në makinën e parkuar përpara, ndërsa sulmuesi godet tavolinën dhe divanin e dhomës së ndenjes dhe kërcënon se do ta sulmojë.

Viktima, për të qetësuar individin, i ofron para duke i kërkuar që të shkonin pranë bankomatit. Treshja shkon në Pérols me makinën e çiftit.

Viktima tërheq 500 € për çiftin dhe dyshja e lë pranë shtëpisë së tij dhe ikën. Por 55 vjeçari francez, mban mend numrin e targës dhe modelin e makinës. Kriminelët arrestohen nga policia në Prés-d’Arènes. Një xhaketë e vjedhur nga Lattois dhe paratë gjenden në automjet.

Në paraburgim përfundon një 18 vjeçar me origjinë shqiptare, i shkuar në Francë i pa shoqëruar kur ishte i mitur. Ai thotë se me vajzën 28 vjeçare janë takuar vetëm  15 ditë dhe se ai nuk di asgjë për aktivitetet e gruas së re. Ai tha se kishte shkuar me thikë sepse ishte “i zemëruar”, shkruajnë mediat lokale.

Vajza u besoi oficerëve të policisë duke thënë se i riu ishte krejtësisht i vetëdijshëm dhe se ai po përfitonte nga ky veprim.

Lexo edhe :  Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në OKB në shtator

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën...

Trump: Do ndërtoj personalisht sallën e ballos për 200 milion dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parashikuar ngritjen e një sallë të re vallëzimi, brenda territorit ku ngrihet Shtëpia e Bardhë. Kjo...

Ishte heroi i kualifikimit, klubi suedez shpërblen Etrit Berishën

Etrit Berisha vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar. Në shpërblim të performancës heroike,...

U fut në lumin Mat për të hapur rrjetat e peshkimit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Pas disa orësh kërkime nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur në lumin Mat trupi i pajetë i peshkatarit Ded Qoku. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

“Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!” Modric replikon me TV katalanas

Dje u raportua për fyerjet dhe ironitë që kanali zyrtar i klubit të Barcelonës, Barça TV, i drejtoi Luka Modricit, ish-mesfushorit të Real Madridit,...

Lajme të tjera

Web TV