Ja pse çiftet në Japoni flenë të ndarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpitë dhe apartamentet e vogla në Japoni nuk i ndalojnë çiftet japoneze të flenë në shtretër apo dhoma të ndryshme. Ata përshtaten në to, pasi gjumi është i shenjtë për japonezët. Por cilat mund të jenë disa arsye përse ata vendosin të flenë në dhoma apo shtretër të ndarë. Më poshtë po ju rendisim disa arsye.

Ata kanë orare të ndryshme gjumi

Gjëja e parë që i bën çiftet japoneze të vendosin të flenë në shtrat veç e veç janë oraret e ndryshme të punës. Nëse e zgjoni partnerin kur vini vonë nga puna ose kur ngriheni herët në mëngjes, sipas tyre rezulton në një pushim jo cilësor. Kjo është arsyeja pse kalimi i natës në një dhomë tjetër ka kuptim. Do t’u japë atyre një gjumë të patrazuar dhe të shëndetshëm.

Fëmijët flenë me nënat e tyre

Nënat japoneze flenë me fëmijët e tyre dhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme, kështu që babai duhet të vendosë nëse dëshiron të ndajë të njëjtin shtrat ose të shkojë në një dhomë tjetër. Edhe shkenca ka provuar se kjo mund të ndihmojë prindërit dhe fëmijët të bëjnë një gjumë më të qetë. Ndihmon foshnjën të mbajë një temperaturë të qëndrueshme dhe rrahje zemre normale. Sipas japonezëve, kjo kontribuon që fëmija të ketë vetëvlerësim më të mirë, të bëhet i pavarur më shpejt dhe të dalë mirë në shkollë.

Për ta, të fjeturit të ndarë do të thotë paqe

Ndërsa shumë çifte që fillojnë të flenë vetëm mendojnë se divorci është në derën e tyre, japonezët e shohin atë ndryshe. Ata e vlerësojnë shumë gjumin e tyre dhe nuk duan të shqetësohen gjatë tij. Kjo do të thotë që ata nuk e shohin aspak si një problem, por si në mënyrë për të pasur një marrëdhënie më të shëndetshme.

Të fundit

Rama rinis takimet në vilën qeveritare me drejtuesit e qarqeve

Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet në vilën qeveritare me drejtuesit e mbetur të qarqeve. Takimet “kokë më kokë” nisën...

Vlorë, rezervimet nisin që në mars për sezonin veror

VLORË-  Ky sezon turistik në Vlorë pritet të jetë një nga më të ngarkuarit, pasi interesimet dhe prenotimet kanë nisur më herët se vitet e...

Erdhi Iftari në Prizren! Besimtari hedh çdo ditë fishekzjarre gjatë muajit të Ramazanit

PRIZREN- Në Prizren ku zënë vend traditat, muaji i shenjtë i Ramazani po kalon në një atmosferë të veçantë. Koha e iftarit lajmërohet duke hedhur...

Britanikët ‘fikin çunat e Londrës’,sjellin skanera për të dedektuar stërlinat e fshehura

Agjencitë ligjzbatuese kundra krimit të organizuar në MB gjithmonë kanë shprehur shqetësimin për kalimin e parave të drogës nga grupe kriminale shqiptare drejt vendit...

Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur

Për shkak të një gabimi që prindërit bëjnë kur trajtojnë një hundë të bllokuar te fëmijët, kjo simptomë në fakt zgjat më shumë Prindërit e...

Lajme të tjera

Web TV