Plagosi dy persona me thikë, pranga të riut të shpallur në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është ndaluar nga policia në Durrës. Njoftohet se B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

I riu, më datë 21 maj 2020, ka plagosur në Fushë Krujë, me thikë, për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë A. Sh., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi i ka vjedhur aparatin celular F. Ç.

Ndërsa, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë: A. Ç., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” pa targë.

Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 3, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme materiale.

L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV