E rrallë/ Lindi mashkull, transgjinori mbetet shtatzënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një adoleshente transgjinore e cila ka lindur me organe gjenitale mashkullore dhe është rritur si djalë ka mbetur shtatzënë pasi ka zbuluar se ajo gjithashtu ka organe funksionale riprodhuese të femrave.

Mikey Chanel, 18-vjeçe, nga Boston Massachusetts, tashmë identifikohet si femër pavarësisht se ishte rritur si mashkull nga familja e saj.

Ndërsa ajo ishte ende në barkun e nënës së saj, testet dhe ekot treguan e Mikey do të lindte një vajzë, gjë që i la mjekët dhe prindërit e saj të tronditur kur ai lindi me organin gjenital të një mashkulli.

Duke folur për mediat e huaja, Mikey tregoi se të gjithë njerëzit e dinin se ajo ishte ndryshe. Në moshën 13-vjeçare ajo pyeti nëse mund të ishte transgjinore, ndërsa vitin e kaluar ajo kishte kaluar testet rutinë tek mjekët kur zbuloi se ajo kishte organe të brendshme riprodhuese të femrave.

“Unë kisha një ndjesi të çuditshme ndërsa urinoja dhe pas seksit, kështu që shkova te mjeku të bëj ultratingujt e traktit tim urinar. Aty më thanë se kisha qafën e mitrës, vezoret, mitrën dhe tubat fallopiane dhe se mund të ngelesha shtatzënë nëse do të doja. Unë në fakt mendova se ishte një shaka. As nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte e mundur.”, u shpreh Mikey.

Mikey u diagnostikua me sindromën e vazhdueshme të tubit Müllerian (PMDS), një sindromë kjo e rrallë ku një person ka organe gjenitale të jashtme mashkullore, por organe riprodhuese të grave përbrenda.

Njerëzve të cilët vuajnë nga kjo sindromë u këshillohet që t’i nënshtrohen histerektomisë, pasi kërcënohen për jetën nëse nuk trajtohet.

Por Mikey pasi mësoi se organet e saj riprodhuese mashkullore ishin jopjellore, ajo shpjegoi se nuk mund ta refuzonte shansin të kishte një fëmijë të sajin para se t’i nënshtrohej procedurës.

Lexo edhe :  Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës

Njerëzit me PDMS janë të rrezikuar ndaj kancerit dhe tumoreve dhe kryerja e histerektomit zvogëlon rrezikun.

Mike iu nënshtruar një sërë procedure të pjellorisë duke injektuar spermatozoid të dhuruesve dhe tashmë është shtatzënë./r.g/fjala.al

Të fundit

Diell dhe temperatura të larta! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët...

Lindja e një Kombi: Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

4 Korrik 1776 Më 4 korrik 1776, në qytetin e Filadelfias, u firmos një prej dokumenteve më të rëndësishëm në historinë moderne: Deklarata e Pavarësisë...

Më pak taksa për amerikanët/ Kongresi miraton projektligjin e Trump

Dhoma e përfaqësuesve miratoi të enjten projektligjin e taksave dhe shpenzimeve me 218 vota pro dhe 2014 kundër. Dy republikanë iu bashkuan demokratëve dhe...

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

Lajme të tjera

Web TV