“Çdo natë komunikoj me të vdekurit, pi duhan me ta,” habit dëshmitari i masakrës së Krushës

Milaim Bellanica, dëshmitar në krimet e ndodhura në Krushën e Madhe, ka deklaruar se “pi duhan me të vdekurit”, duke iu referuar masakrës në fshatin e Rahovecit.

Ai ka deklaruar edhe se nëna e tij e ka gjetur duke folur me personat që nuk jetojnë më.

“Çdo ditë më thonë si po shkel mbi gjakun tonë. Flas me ata, komunikoj me të vdekurit. Edhe pij duhan. I kam marrë duhanin, i kam thënë si nuk qohesh me pi duhan, ja kam marrë duhanin. Çdo ditë më thonë a të kujtohet kur ma more duhanin?”, deklaroi ai për emisionin në T7.

“E shoh trupin e tij, vjen trupi e shoh, flas me ta. Dy herë nana me ka nxa tu folë me të vdekurit. Gjithkujt i duket absurde, por mua më ndodhin”, shtoi ai.

l.m/Fjala.al