Prokuroria nis hetimet për tregtimin e bombolave të oksigjenit online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për shitjet online, të bombolave të oksigjenit. \

Mosparaqitja e të infektuarave me koronavirus në spitale për tu kuruar, dhe marrja e mjekimit në kushte shtëpie, ka detyruar institucionin e akuzës të verifikojë të gjitha faqet online ku shiten aparatura oksigjeni, pasi pjesa më e madha e tyre dyshohet se i kryejnë shitjet në mënyrë të jashtëligjshme dhe se bombolat e oksigjenit janë çdo lloj standardi për kurimin e të sëmurëve.

Çmimi i një aparati oksigjeni në faqe të ndryshme online varion 500-800 euro. Por, ata jepen edhe me qira ditore, vlera e të cilëve shkon 100-120 euro.

Indicien e parë për nisjen e hetimeve të aparaturave të oksigjenit që shiten online, institucioni i akuzës e mori tri javë  më parë, pas kallëzimit të dy vëllezërve, të cilët për babanë e tyre të infektuar me virusin e rrezikshëm fillimisht përdorën aparatura oksigjeni që kishin blerë në Facebook.

Ata në kallëzimin e tyre, shprehen se babanë e çuan në spital, 4 ditë para se ai të ndërronte jetë.

Gjithashtu, prokuroria është duke hetuar edhe rastin e së dielës, ku një të moshuari i shpërtheu  bombula e oksigjenit, duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda.

Mësohet se në këtë banesë u gjetën edhe dy bombula të tjera oksigjeni, të cilat dyshohet se janë blerë nga familjarët e tij në mënyrë private.

Nisur nga situata e rëndë që po kalon vendi ditët e fundit, për shkak të rritjes së numrit të të prekurëve me COVID-19, ata që po përfitojnë nga kjo situatë janë faqet online, që shesin bombula apo aparatura oksigjeni./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV