Shqipëria fluturon në Ligën e Kombeve/ ‘Gjunjëzon’ Bjellorusinë dhe kualifikohet në fazën tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja Shqiptare ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Bjellorusinë 3-2.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një super pjesë të parë duke dominuar 3-1 ndaj miqve.

Sfida nisi mirë për skuadrën e Rejas me Sokol Cikalleshin që ka zhyti në rrjetë një kros nga Memolla në minutën e 20‘ duke kaluar në avantazh Shqipërinë. Ky gol i dha qetësi skuadrës që të menaxhonte më mirë ndeshjen.

Pa mbaruar mirë gëzimi për golin e parë, Kombëtarja ka realizuar edhe të dytin. Cikalleshi ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti të fituar nga Manaj. Kështu rezultati shkoi në 2-0 për Kombëtaren në minutën e 27’.

Skavysh në minutën e 35’, përfitoi nga një pozicionim i keq i Ismajlit duke ngushtuar rezultatin, por një supër Rey Manaj shkundir trekëndëshin duke çuar shifrat 3-1.

Në pjesën e dytë loja u duk sikur u përqëndrua më shumë drejt mesfushës ndërkohë që pati drithërima kur Bjellorusia shënoi të dytin dhe ngushtoi rezultatin. Megjithatë Kombëtarja e ruajti mirë rezultatin dhe kështu kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kombeve.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike,...

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin...

“Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në...

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij, po...

Lufta në Rripin e Gazës/ 96 deputetë britanikë kërkojnë evakuimin e fëmijëve të plagosur

Një grup ndërpartiak deputetësh britanikë I kanë shkruar qeverisë së kryeministrit Kier starmer, duke iu kërkuar që të sjellin pa vonesë në Britani fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV