Gjasula: Gabuam, por rëndësi ka që fituam dhe morëm vendin e parë në grup

Ka qenë i sinqertë pas ndeshjes së fundit në grup, duke i dhënë më tepër rëndësi asaj që u arrit sesa asaj që u gabua. Mesfushori i Shqipërisë Klaus Gjasula u shpreh pas fitores me Bjellorusinë se, pavarësisht golave të pësuar, rëndësi ka që kuqezinjtë e fituan takimin. Duke folur për mediat, futbollisti i Hamburgut theksoi se ekipi i kuptoi gabim situatat te të dy golat.
E filluam mirë, por unë mendoj që të dy golat e ngatërruam situatën, prandaj rrugën e gabuar, – ka pohuar lojtari i cili ka sakrifikuar për Kombëtaren, edhe pse nuk ka qenë në formë të plotë fizike. – Prapëseprapë, të gjithë luftuam. I luftuam kundërshtarët në krosa. Disa gjëra ndonjëherë nuk ecin. Normale, vetëm ekipet e mëdha nuk kanë frikë dhe panik dhe dinë ta kontrollojnë takimin.
“Do të krijohet ndonjë rast dhe nga rivalët, – ka vijuar shtatlarti kuqezi. – Prapë, e mbajtëm ndeshjen. Kishim mundësi të luanim më qetë. Mund ta kishim mbyllur më herët takimin. Gjithsesi, fituam, kjo është e rëndësishme. Nuk mund të themi që luajtëm mirë apo keq, rëndësi ka që fituam. Vitin e ardhshëm Shqipëria luan në Ligën B, por Gjasula nuk ka preferenca.
“Atë nuk e di se me kë ekip do të ndeshemi. Ta shohim. Është një aventurë e bukur, që çfarë mund të japim në fushë. Vendin e parë e kapëm”, – përfundoi futbollisti i Kombëtares.