Nami në spitalin e Pejës, infektohen 28 mjekë e infermierë me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 130 pacientë me COVID-19, prej tyre 17 janë në gjendje më të rëndë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga personeli shëndetësor janë infektuar 28 mjek, infermierë dhe personel të shërbimit teknik.

Sipas një njoftimi përmes rrjetit social “Facebook” thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë.

“130 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19.

 Sa i përket gjendjes së pacientëve: Tri pacientë janë në respirator, 105 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me COVID-19 dhe atë 10 mjek, 10 infermierë dhe tetë punëtor të shërbimit teknik. 10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19”, thuhet në njoftim.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Microsoft bllokon emailet që përmbajnë fjalët “Palestinë” ose “Gaza”

Microsoft ka zbatuar në heshtje një politikë që bllokon emailet e punonjësve që përmbajnë fjalët “Palestinë”, “Gaza” ose “gjenocid”...

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale, janë arrestuar të...

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke...

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi në shkurt të këtij viti....

Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Nga Ylli Pata Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në...

Lajme të tjera

Web TV