Tërmeti i 26 nëntorit/ Prokuroria në Durrës përfundon hetimet, 16 persona në gjykim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa për më pak se një javë bëhet 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin tonë, prokuroria e Durrësit ka njoftuar se ka përfunduar hetimet.

Mësohet se Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim 16 persona, kryesisht ish-zyrtarë, punonjës të Hipotekës dhe ish-Aluiznit.

Të gjithë keta persona akuzohen nga organi i akuzës për “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Shpërdorimi i Detyrës”.

Me konkretisht nga ana e Prokurorisë u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019, të pandehurit si vijon:

-Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,

-Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,

-Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

-Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit 85dy herëtë Kodit Penal,

-Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,

-Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Deshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,

-Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe

-Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Ndërkohë që organi i akuzës ka kërkuar pushimin e çështjes për Defrim Celamin dhe Ahmet Dodën.

Lexo edhe :  Dogji tokën e fqinjit, kush është 80-vjeçari që vdiq mes flakëve

Si pasojë e këtij tërmeti kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, ndërsa humbën jetën gjithsej 51 persona.

Vetëm në qytetin e Durrësit u regjistruan 23 viktima.

Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Putin fitoi në Anchorage. Tani Zelenski dhe Europa janë në pozicion më të rrezikshëm

Rajan Menon  Donald Trump e përshkruan veten si një negociator i vështirë. Megjithatë, përpjekja e tij për të arritur një...

“The Times”: Shqiptarët lëvizin me gomar, ndërsa Enver Hoxha dhe Byroja…

E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj në Tiranë, të...

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV