Lokali kthehet në bazë droge, pranga pronarit dhe kamarierit, kapen mat dhe klientët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Komuna”, dhe vunë në pranga disa persona, mes tyre pronarin e lokalit që përshtati lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge. Po ashtu në pranga ka rënë edhe kamerieri i lokalit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” shpërndahej lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Komuna”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit).

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga shërbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Jamarbër Malltezi flet pas lirimit: Brenda një dite më sekuestruan…

Pas afro dy vitesh në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur...

Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq

Gjatë intervistës, analisti Mentor Kikia komentoi edhe lirimin e Ervin Salianjit nga burgu dhe faktin që ai nuk u prit nga asnjë drejtues në...

Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un

Buxheti i viteve 2026-2028 do të fokusohet tek mbrojtja dhe pensionet. Programi afatmesëm i botuar në Fletoren Zyrtare projekton rritje progresive të fondeve që...

1985 Fundosja e “Rainbow Warrior”

Më 10 korrik 1985, në portin e Auckland-ut në Zelandën e Re, një akt sabotimi tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ekspozoi fytyrën e errët të...

Analiza: Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Kur Kancelari gjermanFriedrich Merzdoli në sallën e Bundestagut  së fundmi për të paraqitur ai përdori stilin e tij tipik të drejtpërdrejtë, mbi atë që ai e quajti një...

Lajme të tjera

Web TV