Aksident në Tiranë, humb jetën një 68-vjeçar plagosen dy të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur këtë të dielë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur shkallët e Tujanit në Tiranë, ku mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar në një zonë e cila është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën shtetasi H.D., 68 vjeç.
“Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia...

Ankorohet në portin e Durrësit jahti luksoz, furnizohet me 600 mijë litra karburant!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet më të jashtëzakonshme të viteve të fundit. Me një gjatësi prej 142 metrash, ky...

“PD duhet të rithemelohet”, Çollaku: Berisha të zgjidhë vetë çështjen e “nenit Basha”

“Duhet ta rithemelojmë, ta krijojmë veten, duke mos harruar çfarë kanë qenë parimet e shenjta të PD”. Rithemelim të Partisë Demokratike duke afruar të gjithë...

Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin që të çon drejt fshatit te Zvernecit. Tre automjete janë përfshirë në përplasjen e ndodhur, ndërsa dy...

Pesë raste dhune në familje gjatë 24 orëve në Tiranë, arrestohen autorët

Pesë raste dhune në familje janë konstatuar gjatë 24 orëve në Tiranë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. L., 20 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV