4 dhjetori, “dita e gjykimit” për Joakim Lëvin, Federata Gjermane thërret në apel trajnerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) shpall kalendarin e vlerësimit të punës së trajnerit me përfaqësuesen.

DFB-ja ka njoftuar të hënën se ka nisur analiza e paraqitjes së përfaqësueses dhe dhe 4 dhjetori pritet të jetë dita e gjykimin për Joakim Lëvin, teksa kanë nisur të përvijohen edhe alternativat e para. Edhe pse konfirmimi për qëndrimin e Lëvit erdhi një ditë pas humbjes 6-0, mediat gjermane raportojnë se drejtuesit më të lartë të futbollit gjerman kanë vetëm një emër në mendje, atë të Hansi Flikut.

Humbja e turpshme, 0-6, që Gjermania pësoi në epilogun e Ligës së Kombeve të Evropës përballë Spanjës, ka ngritur seriozisht dyshime sa i përket vazhdimësisë së Joakim Lëvit në krye të stolit të përfaqësueses. 60-vjeçari e drejton Gjermaninë që nga 2006-ta, duke arritur kulmin me triumfin në Botërorin e 2014-ës në Brazil, por duke vijuar të eliminohet që në fazën e grupeve në Botërorin e para dy viteve në Rusi. Dhe tanimë është organi drejtues i Federatës Gjermane të Futbolli (DFB), që ka bërë të ditur se, pas asaj humbjeje, por edhe mbylljes së Ligës së Kombeve, është miratuar një kalendar pune për të shqyrtuar gjendjen e skuadrës përfaqësuese.

“Bordi Presidencial i DFB-së ka vendosur njëzëri për një kalendar pune për të mbledhur informacion, për ta shqyrtuar atë dhe për të dhënë këshilla për hapat që do të ndërmerren në vijim, – thuhet në një njoftim të organizmit që qeveris futbollin gjerman, që sqaron se kjo do t’i japë trajnerit Joakim Lëv “kohë të mjaftueshme dhe largësi kohore për rishikuar rrënjësisht gjendjen aktuale të ekipit përfaqësues, pra, për të analizuar në këndvështrimin sportiv shkaqet e humbjes së rëndë në Sevilje, por edhe për të reflektuar personalisht për zhgënjimin e jashtëzakonshëm, që është pjesë e gjithë këtij procesi.

Lexo edhe :  "Inzaghi na tha të mos flisnim me askënd", deklarata që mërzit tifozët e Interit

“Kur Bordi Presidencial do të mblidhet më 4 dhjetor 2020, drejtori i skuadrave përfaqësuese dhe akademisë, Oliver Bierhof, do të paraqesë një panoramë dhe vlerësim të gjendjen aktuale sa i përket ekipit përfaqësues”, – theksohet në njoftimin në fjalë, që më tej vijon: “Kjo do të përfshijë edhe mësimet e nxjerra nga humbja me Spanjën, por edhe ecurinë e përgjithshme të skuadrës në dy vitet e fundit.” DFB-ja ka sqaruar në mbyllje se do të ofrojë më tepër informacion në kohën e përshtatshme mbi rezultatin e diskutimeve dhe hapat që do të ndërmerren.”

Në fakt, e gjithë kjo gjuhë diplomatike mund të përmblidhet në pak fjalë në atë që 4 dhjetori pritet të jetë dita e gjykimin për Joakim Lëvin, teksa kanë nisur të përvijohen edhe alternativat e para. Edhe pse konfirmimi për qëndrimin e Lëvit erdhi një ditë pas humbjes 6-0, mediat gjermane raportonë se drejtuesit më të lartë të futbollit gjerman kanë vetëm një emër në mendje, atë të Hansi Flikut. Joakim Lëvi ka një kontratë deri në 2022-shin me Gjermaninë, ndërsa Hansi Fliku deri në 2023-shin me Bajernin e Mynihut.

Me pak fjalë, Fliku do të ishte në dispozicion për përfaqësuesen gjermane vetëm pas Botërorit të Katarit, por kjo mund të ishte shumë vonë. Fliku shihet si kandidaturë e përshtatshme edhe për arsye se kampioni i Evropës me gjiganten bavareze është i vetmi trajner që di si funksionojnë mekanizmat në përfaqësuesen gjermane, pasi ka qenë pjesë e saj prej shumë vitesh, duke përfshirë edhe suksesin në Botërorin 2014.

Të fundit

Real Madrid nxjerr në shitje titullarin: Kushton 90 mln euro

Nëse deri para pak kohësh, as që mendohej që Real Madrid të lejonte largimin e brazilianit Rodrygo, situata duket...

Spartak Ngjela: A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

Sot e gjithë vëmendja politike e politikës së madhe botërore është tek pyetja: A mund të lejohet që Irani të jetë një fuqi bërthamore? Mendimi...

Trump: Mund të takohem me përfaqësuesit e Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Irani dëshiron të takohet dhe se ai "mund ta bëjë këtë", ndërsa përgatitet të mbajë një takim...

Standardet, Fitorja dhe Humbja në Zgjedhje, tre dimensione që kërkojnë përgjegjësi

Nga Fejzo Subashi Në çdo proces zgjedhor demokratik, është domosdoshmëri që të bëhet një analizë e thellë e administrimit dhe menaxhimit të tyre. ...

“Rinumërimi, mjeti i Saliut për të bërë pis procesin!” Ndërkohë, Jorida Tabaku po rritet

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi procesin e rinumërimit të votave, duke vënë...

Lajme të tjera

Web TV