Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e djeshme te Shkalla e Tujanit, ndërsa ka ndërruar jetë në spital njëri prej të plagosurve.
Viktima është identifikuar si Defa Kaloshi, 73-vjeç, e cila u dërgua e plagosur në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Aksidenti u regjistrua në një zonë e cila është kantier ndërtimi, ku drejtuesi i automjetit humbi kontrollin.
Kujtojmë se dje humbi jetën edhe Hider Daci 68 vjeç, i cili po ashtu udhëtonte si pasagjer. Ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe pasagjeri tjetër që udhëtonte me këtë makinë.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, Neki Kaloshi, i cili duke drejtuar një “Land Rover”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga./Bl.Ba/Fjala.al