Lufta e UÇK-së/ Topalli: E kaluara e Bashës është e dyshimtë

Jozefina Topalli u pyet në emisionin “Quo Vadis” për Lulzim Bashën lidhur me akuzat mbi hetimet për luftën e UÇK-së në Kosovë dhe raportin e Dick Marty.

Ish-kryetarja e Kuvendi deklaroi se ka pasur dyshime për të kaluarën e Bashës, veçanërisht gjatë viteve të fundit, duke shtuar se nuk ka ditur kurrë asgjë për jetën e tij përpara se të kthehej në Shqipëri.

“Po ta dija tamam do ta kisha thënë. Gjatë të gjithë këtyre viteve kam patur shumë dyshime  mbi të kaluarën e tij. Ka qënë gjithmonë shumë e paqartë. Nuk e kam kuptuar kurrë se cila ka qënë e kaluara e tij përpara se të vinte në Shqipëri.

Nuk e kuptoj as sot sepse një njeri që ka dështuar në cdo gjë duhet të vazhdoj të mbaj peng kariken e asaj që ka qënë forca politike e ëndrrave  të shqiptarëve. Po ta dija do e kisha thënë. Sigurisht që mendoj shumë gjëra, por, unë nuk dua të nxitohem”, tha Topalli.

Pa.Va/Fjala.al