Një konsum i moderuar i verës së bardhë mund të jetë një ndihmë shumë e mirë për gjithë ata persona që vuajnë nga infeksioni në veshka dhe kanë probleme kronike.
Ky fakt konfirmohet nga një studim italian i Universitetit të Milanos, i publikuar së fundi në revistën shkencore “Blood Purification”, sipas të cilit ky efekt bëhet më i madh nëse krahas verës konsumohet edhe vaj ulliri.
Studimi u mbështet tek dhjetë pacientë me probleme kronike në veshka, përballë dhjetë personave të tjerë të shëndetshëm.
Ata pacientë, të cilët pinin zakonisht verë të kuqe iu kërkua që ta zëvendësonin me të bardhën, por gjatë gjithë kohës nën monitorimin e mjekëve.
Për 15 ditë me radhë ata pinë verë të bardhë mesatarisht dy gota në ditë, të alternuar me konsumin e vajit të ullirit të cilësisë së mirë.
“Një konsum i verës së bardhë dhe vajit të ullirit shkakton ulje të parametrave inflamatorë IL6 dhe PCR në masën 40 për qind në pesëmbëdhjetë ditë trajtim. Shihet një ndikim dhe përmirësim i ndjeshëm nga ky regjim i ndjekur”, shprehet Alberto Bertelli, njëri nga drejtuesit e studimit në fjalë.
Gjithashtu konsumatorëve të veres se “bardhë” i është njohur një përmirësim në cilësinë e gjumit dhe në kontrollin e sheqerit në gjak./Bl.Ba/Fjala.al