Greqia s’do të rihapet më 30 nëntor, lockdown total do të ketë shtyrje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse ishte parashikuar që lockdown të hiqej më 30 nëntor, Greqia ka vendosur që të shtyjë këtë masë për të frenuar rastet me koronavirus.

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas bën të ditur se Greqia nuk do të rihapet ashtu siç ishte plani fillestar. Lockdown total do të ketë shtyrje, pasi të dhënat epidemiologjike nuk e lejojnë rikthimin në normalitet.

Përsa i përket hapjes së shkollave, vetëm komisioni i specialistëve të epidemiologjisë do të vendosë nëse dhe kur do kthehen nxënësit në shkollë, ku një datë e mundshme për shkollat fillore është 7 dhjetori.

Periudha festive në Greqi do të jetë ndryshe, pasi nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete, do të ketë orar më të zgjatur ndalim qarkullimi.

Po ashtu, për Krishtlindje nuk do të hapen baret dhe restorantet, ndërsa ka shpresë të funksionojnë restorantet për pak orë në mbrëmje, gjatë festave.

Zëdhënësi i qeverisë ka theksuar se do vazhdojë mbështetja e punëtorëve dhe biznesit, me 7.5 miliardë euro “të vendosura mënjanë” në buxhet për përballimin e kësaj situate të zgjatur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Paketa e Maleve, deputeti i PD: Rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë se Paketa e Maleve e miratuar nga Qeveria rrezikon paqen sociale në...

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita...

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

Lajme të tjera

Web TV