Braçe sulmon Kryemadhin: Ke kryer një krim, duhet të dënohesh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri dy i qeverisë shqiptare Erion Braçe ka reaguar ashpër pas deklaratës së Monika Kryemadhit në Open se ka kaluar Covid-19, ndërkohë që ka zhvilluar takime të hapura pa mbrojtje.

Sipas Braçes kjo që ka bërë kreu i LSI-së është një krim dhe dënohet nga Kodi Penal i firmosur edhe nga Presidenti Ilir Meta.

 “E vërteta vonon por nuk zhduket! Natyrisht, zoja të jetë mirë me shëndet; Covid nuk është heqje bajamesh, as heqje dhëmballe! Nuk është turp të infektohesh, është krim të infektosh-me dashje patjetër, por edhe nga pakujdesia!

E thotë ligji dhe ligji duhet të zbatohet i njëjtë për të gjithë! T’i thuash njerëzve se, “Covid nuk ekziston” si nisje e një vargu marrëzish të tjera; T’i ftosh njerëzit nëpër takime e t’i grumbullosh, t’i mbash aty, ashtu, pa maskë e distancë, pa e ditur-rasti lehtësues, nëse je apo ka ndër ta të infektuar; Të përballesh me njerëzit që janë me maske, ta besh politike mbajtjen e saj, t’i sfidosh edhe pse mbrojnë veten e të tjerët, qofte edhe ty, tu kerkosh ta heqin maskën në ambjent të hapur kur ligji e rregulli është ndryshe; është krim! po po, është krim!

Ndryshimet në Kodin Penal, miratuar në 16. 4. 2020, dekretuar nga shkëlqesia e tij. presidenti Ilir Meta me dekretin 11463, datë 22. 4. 2020, e thonë qartë:

Përhapja e sëmundjeve infektive…..

Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgi0m deri në dy vjet.Po kjo veper, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Pohimi i djeshem nuk ishte i ri; por ishte më i rëndi ama. Në kuptim të ligjit penal dhe akteve të kryera në gjithë këta muaj, në gjithë keto javë të rënda për çdo shqiptar!

Nuk mund të kalojë si një gjë e zakonshme, nuk duhet t’ja pranojmë kërkujt si normalitet! Është krim dhe i qartë; Aq i qartë sa izolimi i presidentit në Pallatin e Brigadave pa shpjegim, sa zënia e pistës së Liqenit për më shumë oksigjen, të gjitha veprime normale në dijeni të njeriut apo njerëzve të infektuar.

Por nëse për vetë mbrohesh e mbron, po për njerëzit e zakonshem që i fton e grumbullon, pa asnjë masë mbrojtëse, pse e mohon, pse i mashtron, pse i vë në rrezik ata vetë e familjet e tyre?! Nuk është politikë kjo, ky është krim! Është shumë më tepër se ajo ditëlindja VIP, fund e krye e ndaluar nga ligji;

Është më tepër sepse kanë qenë takime edhe më të mëdha e disa të tilla, kudo lart e posht, pa i matur kujt temperaturën ke dera, as prej vërteti e as si rrenë.”, shkruan Braçe.

Kjo nuk është hera e parë që zv. Kryeministri i dënon me forcë shkeljet e rregullave dhe protokolleve anti-Covid. Vetëm para pak ditësh ai reagoi ashpër për organizimin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku me nje numër të madh pjesëmarrësish që nuk respektonin masat mbrojtëse. Ndërkohë dje Braçe dënoi një organizim të dhjetëra tifozëve në një lokal që nuk respektonin protokollet anti-Covid.

Lexo edhe :  Shkrumbohet banesa në Kolonjë, i moshuari që jetonte i vetëm përfundon në spital

Pa.Va.Fjala.al

Të fundit

BE do fillojë tarifat hakmarrëse? Meloni në Shtëpinë e Bardhë: Jam këtu për marrëveshje!

Kryeministrja e Italisë dhe presidenti i SHBA mbajtën këtë të enjte mbrëma një takim që duket se ka nisur...

Atentat në Lezhë, vritet brenda lokalit të tij babai i Roan Brahimit

Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur në fshatin Pllanë të Lezhës. Mësohet se mbeti i vrarë me armë zjarri Gjovalin Prendi, babai...

“Shqipëria progres të paimagjinueshëm”/ Komisionerja Kos: Do hapen kapituj të rinj

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do vijojë me ritme të shpejta dhe hapja e grupkapitullit të dytë të negociatave, pak ditë...

Zgjedhjet e 11 Majit! Mbërrijnë në Shqipëri 600 votat e para të diasporës

Kanë mbërritur votat e para nga diaspora në vend. Bëhet fjalë për 600 fletë votimi që më së shumti i përkasin qarkut të Dibrës,...

Durrës/ Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det. Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim,...

Lajme të tjera

Web TV