Rama për vdekjen e Maradonës: Dora e Zotit u kthye tek Zoti, Moxarti i futbollit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se Maradona ishte Moxarti i futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij.

“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij…

U prehtë në paqe,” shkruan Rama në Facebook. l.m/Fjala.al