Kapen 10 kg heroinë në Elbasan, destinacioni final Greqia

Pesë persona janë arrestuar në një operacion policor kundër trafikut të drogave të forta. Si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar 10 kilogramë heroinë në qytetin e Elbasanit.

Sipas burimeve policore, mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 8 pako dhe se ajo u kap në një kamion të nisur nga Turqia, që do të kalonte përmes Shqipërisë dhe me destinacion final Greqinë. /r.g/fjala.al