Gazetarët Sulo dhe Doçi: Lufta PS-PD në SPAK, për arsye elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarët Arion Sulo dhe Adriatik Doçi kanë komentuar sonte përplasjet në SPAK mes socialistëve dhe demokratëve që kanë paditur njëra-tjetrën për inceneratorët dhe privatizimin e ish-klubit sportiv ‘Partizani’.

Doçi përmes një lidhje direkte u shpreh se mes palëve politike ekziston mjë marrëveshje e fshehtë për të mos e ndëshkuar njëra-tjetrën.

“Gjithmonë para zgjedhjeve kemi kallëzime që shuhen me kalimin e kohës. Inceneratorët apo privatizimi i ‘Partizanit’ do kenë fatin e padive për lobimin rus të Lulzim Bashës apo aferës së CEZ. Pra te dy paditë mund të jenë një bllof para-elektoral” – tha Doçi.

Për Arion Sulon, nga gazeta ‘Liberale’ nga SPAK kërkohen prova për dhe jo hetime kryesisht.

“Unë mendoj që këto janë skeletet në dollap që ka politika shqiptare. Disa nga këto çështje kanë afera të rënda brenda dhe të gjitha palët kanë bërë mëkate ekonomike në emër të mbajtjes së pushtetit. Që nga korrupsioni e deri te veprat penale.

Po pse këto çështje dalin pikërisht tani? Modesisht unë mendoj se qeveria ka nisur një fushatë negativiste dhe atipike.

Por këto dalin tani sepse qeveria është në vështirësi prej pandemisë dhe ndotja e kundërshtarit është mënyra më e mirë për të dhënë llogari për bilancet dhe premtimet e pambajtura. Konsumimi i këtyre çështjeve në këtë formë është mëkat sepse aty ka lëndë edhe për drejtësinë” – tha Sulo në lidhjen direkte me ‘Java në RTSH’.

Të fundit

Elena Kocaqi: SPAK mos të japë vetëm dënime me burg

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, mendon se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK),...

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Kina ka filluar ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha energjetike në historinë e saj: një hidrocentral monumental në lumin Yarlung Tsangpo, i...

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Lajme të tjera

Web TV