Navalny premton rikthimin në Rusi, thirrje për sanksione ndaj ”bandave kriminale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alexey Navalny, lideri i opozitës në Rusi është shprehur se Europa duhet të sanksionojë rrethin e ngushtë të Vladimir Putin. Navalny i ka quajtur ata bandë kriminelash të mbushur me pushtet.

Ai u theksoi se ndalimi i të drejtës për të udhëtuar ose ngrirja e aseteve ndaj zyrtarëve të lartë nuk do të merren seriozisht për sa kohë që nuk sanksionohen oligarkët më të pasur.

Si pjesë të oligarkëve përmendi Aleshei Usmanov, një miliarder me aksione në biznese të fuqishme, si shtëpia botuese Kommersant apo rrjeti telefonik MegaFon.

Duke folur në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ditën e premte, Navalny tha se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që populli rus të dinte se Europa në tërësi dhe Parlamenti Europian nuk do të heshtin për ngjarje të tilla, duke nënkuptuar helmimin e tij.

Unë padyshim nuk jam i pari dhe për fat të keq nuk do të jem i fundit që helmohet ose vritet ose trajtohet në këtë mënyrë“.

Kreu i opozitës ruse gjithashtu tha se zgjedhjet e vitit të ardhshëm në parlamentin kombëtar të vendit, Duma, do të ishin një moment kritik.

Ai tha se trillimi dhe falsifikimi i rezultateve ishte “i pashmangshëm” dhe se fokusi duhet të përqendrohet në sigurimin e çdo kandidati të gatshëm që do të marrë pjesë në zgjedhje.

I pyetur nga eurodeputetët nëse ai e ndjente se mund të vepronte i sigurt nga jashtë vendit, Navalny tha se planifikonte të kthehej së shpejti në Rusi.

Plani im aktual është rimëkëmbja dhe pastaj kthehem në Rusi për të vepruar nga brenda, kështu që as nuk po përpiqem të krijoj mënyra për të vepruar nga jashtë“, tha ai. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, habit eksperti: Cigarja e parë nis që 7-vjeç!

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health...

Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Dy partitë opozitare LZHK-Djathtas 1912 do të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit së bashku. Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i ka ftuar të...

Tensione të larta në Hagë/Komandanti i UÇK: Më nxorët tradhtar, të pabesë po na njollosni

Tensione tepër të larta në sallën e Gjykatës Speciale. Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, u përplas ashpër me prokurorët gjatë dëshmisë së...

Balla në Udine: Shqipëria nuk është më sot “delja e zezë” e Europës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla përmbylli turneun e tij në veri të Italisë me një takim me bashkatdhetarë në Udine,...

Motrat Vjollca rikthehen në ekran, ja programi ku do t’i shohim bashkë Luanën dhe Marinën

Luana Vjollca do rikthehet në ekran, por as tek Klan-i e as tek Top-i. Moderatorja pritet të prezantojë Ferma Vip 2. Luana përflitej se do...

Lajme të tjera

Web TV