Rama bën bilancin e rindërtimit nga tërmeti: Covid krijoi pengesë të madhe, por sot jemi krenarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas një vjetorit të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019, kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka bërë bilancin e punës që sipas tij është bërë deri tani dhe që po vijon që të bëhet për rindërtimin.

“BILANCI i 1 VITI përpjekje për Rindërtimin (megjithë futjen në mes të Covidit e të mbylljes së përgjithshme në pranverë, e cila krijoi një pengesë të madhe e të pashmangshme duke spostuar në kohë disa procese, sidomos me donatorët) është sidoqoftë një arsye e fortë krenarie sot, kur nga financimi me fondet e qeverisë shqiptare dhe puna e palodhur e 24.800 punëtorëve, si edhe falë përkushtimit të institucioneve qendrore e vendore të përfshira, kemi sipas radhës këtë pasqyrë të situatës aktuale:

Në Durrës:

  • Angazhuar 30 kompani me 4,208 punëtorë në kantiere
  • Ndërtuar 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve
  • 50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara
  • Kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 – DS3 dhe së shpejti nis riparimi i tyre në 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4
  • 9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD
  • 4,135 familje trajtohen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi
  • Po punohet së bashku me Komisionin Europian për projektet e mbrojtjes e restaurimit të monumenteve të prekura të kulturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimit në objektet e trashëgimisë kulturore
  • Po finalizohet marrëveshja me qeverinë franceze për financimin e vazhdimit më tej të investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit
  • Po kryhen vijimësisht riverifikime të mëtejshme për familje kryesisht jashtë vendit që kanë ngritur pretendime për nivelin e dëmit të banesës dhe askush nuk të jetë kurrë vetëm,” shkruan Rama në Facebook.
Lexo edhe :  Anglia “ngrin” bashkimet familjare! Refugjatët përballen me kërkesa të reja

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV