Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi

Autoritetet turke kanë bërë me dije se një tërmet 4.7 i shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në provincën lindore të Malatya.

Tërmeti i cili ra në orën 11:27 të kësaj të premteje kishte një thellësi prej 6.94 kilometër. Mediat turke raportojnë se tërmeti u ndje gjithashtu dhe në zonat përreth provincave Gaziantep, Sanliurfa dhe Aditaman.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale.

Kujtojmë se më 30 tetor, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm duke shkaktuar 114 viktima dhe 1035 të plagosur./r.g/fjala.al