Gegës nuk i ndahet shpirti nga Kukësi/ Me maskë oksigjeni ndjek ndeshjen nga telefoni në spital

Kukësi arriti të fitojë në transfertën e vështirë të Shkodrës ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-4.

Ishte fitorja e dytë e verilindorëve në këtë kampionat pas asaj ndaj Laçit në mesjavë.

Lajme të mira për sa i përket gjendjes së trajnerit Skënder Gega. “Arkitekti” i Kukësit, është duke e marrë veten dita-ditës.

Tekniku i verilindorëve, shihet teksa ndjek ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë, me maskë oksigjeni.

Fitorja e Kukësit ditën e sotme, duket se ia ka bërë “zemrën mal” trajnerit tropojan, i cili mezi pret të kthehet pranë skuadrës

Pa.Va/Fjala.al