Vdekja e legjendës argjentinase, Diego Maradona, është vënë në qendër të mediave edhe pas reagimeve të shumta që vijnë shpeshherë nga dashamirës dhe fansa të ish-futbollistit.
Por mesa duket, dashuria për Maradonën ka kaluar çdo kufi, pas fotove të publikuara nga Diego Molina nga funerali i tij.
Digeo Mollina ishte personi i cili do të merrej drejt për drejtë me funeralin e tij, por ndoshta dashuria dhe adhurimi për Maradonën e kanë bërë të mos mendojë gjatë.
Gjatë funeralit të tij, Molina ka hapur arkivolin ku ndodhej ish-futobllisti, i cili më pas do të dërgohej në banesën e fundit dhe ka bërë foto me trupin e tij të pajetë, duke e shpërndarë më pas në rrjetet sociale.
Ky veprim ka sjellë zemërim dhe nga ngjallur shumë polemika nga familjarë dhe të afërm të Maradonës, por edhe nga fansat, duke shkaktuar shumë debate në rrjet.
Ndaj këtij veprimi nuk ka mbetur indiferente Claudia Villafane, ish-bashkëshortja e Diego Maradonës, me të cilin ka edhe 2 fëmijë.
Villafane është shprehur se ky është një akt që duhet dënuar dhe përgjegjësit duhet të paguajnë për këtë veprim.
Claudia Villafane, ish-bashkëshortja e Maradonës, edhe pse të divorcuar prej vitesh, nuk është shkëputur kurrë prej jetës së ish-bashkëshortit të saj, duke qenë shpesh edhe në vëmendje të mediave dhe portaleve.
Maradona e ka cilësuar Claudian, edhe pse të ndarë, si të vetmen grua që ka dashur ndonjëherë.
“Ka qenë mamaja dhe babai im”, është shprehur ish-futbollisti për nënën e dy vajzave të tij, Claudia Villafane./Re.D/Fjala.al