Gentjan Mezani jep dorëheqjen nga Gjilani, vlonjate e udhëhoqi për një vit e gjysmë ekipin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri vlonjat mbyll pas një viti e gjysmë bashkëpunimin me nënkampionen e Kosovës. Ka qenë një nga historitë e suksesit të trajnerëve nga Shqipëria në Superligën e Kosovës, por edhe kjo histori është mbyllur të dielën, teksa humbja në derbin përballë Dritës, ka bërë trajneri vlonjate, Gentjan Mezani, të japë dorëheqjen nga Gjilani.
Drejtuesit e klubit gjilanas e kanë pranuar kërkesën e ish-trajnerit të Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, për të mbyllur këtu bashkëpunimin mes palëve. Mezani e drejtoi Gjilanin nga marsi i vitit 2019 deri më sot në 30 nëntor 2020.

Ai arriti ta kualifikonte ekipin për herë të parë në veprimtaritë kontinentale sezonin e kaluar, duke bërë një paraqitje modeste në Ligën e Evropës. Gjilani zuri vendin e dytë pas rivales qytetëse, Dritës. Por edicioni i ri i Superligës është karakterizuar me luhatje të vazhdueshme nga ana e skuadrës së Mezanit.

Në 14 ndeshje, skuadra ka siguruar 23 pikë, duke qenë 9 pikë prapa Ballkanit kryesuese. Në një komunikatë zyrtare të lëshuar nga klubi, bëhet e ditur se, në ndeshjet në vazhdim, Gjilanin do ta udhëheqë Drejtori Sportiv, Sallah Sherifi. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Mezanit, i cili padyshim mbetet një nga trajnerët e rinj më premtues në futbollin shqiptar.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të...

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që...

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Lajme të tjera

Web TV