Jonida Maliqi flet për vendimin e vështirë të divorcit, konfirmon lidhjen me Romeon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jonida Maliqi ka folur dje gjatë një interviste për “Tani mund të këndosh” në “E diela shqiptare” për një temë delikate siç është divorci. Para 3 vitesh ajo u nda nga bashkëshorti dhe babai i fëmijës së saj, por kjo është një temë, të cilën ajo nuk e prek shpesh nëpër intervista.

Jonida është shprehur se ky vendim ishte shumë i vështirë, pasi me ish-bashkëshortin ka kaluar gjysmën e jetës. Është lidhur me të që 17 vjeçe dhe është divorcuar në moshën 34-vjeçare.

Kam qenë shumë e vogël. Ruaj kujtime shumë të bukura. Gjithçka erdhi ndoshta për shkak të konsumit edhe të disa arsyeve të tjera, të cilat mbeten dhe do doja që të ishin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy, sepse për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin…

Unë vij nga një familje shumë e shëndetshme dhe gjithmonë jam rritur me frymën që do kisha familjen ideale, perfekte dhe ishte ëndrra ime që ta realizoja atë me sukses dhe divorcin e quaj si një dështim timin”, -është shprehur Jonida, duke shtuar se veç të tjerave ka punuar fort edhe me anën psikologjike.

Duke jetuar me një standard shumë të mirë jetese, jam munduar që të mbaj të njëjtin standard. Sigurisht ka qenë më e vështirë sepse tani jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir, forca për të punuar falë zotit nuk më ka munguar, energjia jo. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Është shumë e vështirë të marrësh një iniciativë të tillë, deri diku unë kam qenë si “Liza në botën e çudirave” kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime. Ishte një dashuri shumë sublime, ishte ajo dashuri, që ndoshta kur ti arrin një pjekuri, fillon reflekton dhe ndonjëherë vë logjikën mbi ndjenjat e tua.”

Lexo edhe :  Jozi goditi Gjestin/Reagon ish-partnerja e tij, Xheneta: Asnjë arsye se justifikon dhunën

Ndërsa sa i përket pranisë së një mashkulli në jetën e saj, Jonida e konfirmoi edhe njëherë lidhjen e shumëpërfolur, por tha se duhet të jetë e kujdesshme, nuk duhet të nxitohet, pasi nuk do të lëndojë askënd sepse nuk është më 17 vjeç./Bl.Ba/Fjala.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Të fundit

Asnjë luhajte për euron dhe paundin, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e tjera sot

Sot, më 14 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 89.3 lekë. Euro blihet me 98.8...

Shqiptarët “çmenden” pas Jozit, këngëtari merr vendimin e papritur pasi doli nga qelia

Padyshim që kryefjala e mediave këtë të diel ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania, ku Jozefin Marku qëlloi...

Rama synon Presidencën, një grua në krye të vendit?

Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku ai të ketë atributet ekzekutive. Duke cituar...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë javë

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta...

100 mijë euro për të ndotur fytyrën, jo për ta larë

Nga Leonard Veizi   Ndërsa bota përdridhet mbi një fije tensioni global, ku liderët ndërkombëtarë luajnë shah me raketa dhe popuj të tërë nuk dinë më...

Lajme të tjera

Web TV